Të shumtë kanë qenë tifozët shqiptarë të Interit, që kanë udhëtuar drejt Holandës, për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, në sfidën e sotme në Ligën e Kampionëve, ndaj PSV.

Para ndeshjes, ata kanë takuar edhe ish-lojtarin e famshëm holandez, Andi va nder Mejde, i cili në vitet 2003-2005 ka qenë edhe pjesë e Interit.

Me një flamur kuqezi në duar, tifozët shqiptarë, bashkë me “snajperin”, kanë bërë edhe shqiponjën dykrenare.

Kjo gje tashme eshte kthyer ne nje ritual dhe po perdoret kudo. Pjese e ketij festimi po behen jo vetem shqiptaret por edhe te huaj dhe kjo e ben edhe me te veçante ate.