Penalltia e humbur në minutën e 96-të nga Cristiano Ronaldo është ende e diskutueshme. CR7 pati shansin ta barazonte ndeshjen kundër Al-Taawoun në 1/8 finale të Kupës së Mbretit në kohën shtesë dhe ndoshta të evitonte eliminimin e të tijve nga ky kompeticion, por gaboi nga pika e bardhë.
Një eliminim që lëndoi tifozët e Al Nassr, duke pasur parasysh reagimet e tyre të ashpra ndaj veteranit portugez. Pas humbjes, disa tifozë folën për CR7: “Al Nassr nuk do të fitojë asgjë, për sa kohë që aty është Ronaldo. Nuk ka kush ta dëbojë nga klubi, ne nuk do të fitojmë asgjë.
Shikoni ndeshjen e fundit, si u zvarrit nëpër fushë. Donte të ekzekutonte goditjet e lira, por i shpërdoroi, humbi edhe një penallti. Mos harroni se është 40 vjeç”. Një tjetër tifoz shton: “Ne humbëm për shkak të Cristianos. Ai është specialist i penalltive, por gaboi edhe nga pika e bardhë, na eliminoi”./telesport/