Dy 11-metersha te kthyer ne gola me shume qetesi dhe siguri. Nje asist perfekt per golin e katert shenuar nga Hygor dhe jo vetem kaq. Gilman Lika sot ndaj Skenderbeut mund te kete bere ndoshta ndeshjen e tij me te mire te 3-4 viteve te fundit.
Gjithçka ne nje ndeshje thuajse perfekte per te. I pandalshem ne krahun e djathte te sulmit shkodran, kaloi sa here qe deshi mbrojtesin e ketij krahu dhe ishte nje shqetesim i vazhdueshem per kundershtarin.
Per 32 vjeçarin kohet e fundit ka patur shume komente. Shume prej tifozeve mendonin se “i ka ardhur fundi i karrieres” dhe “cikli i tij ka perfunduar”.
Ne fakt me paraqitjen e tij mbreselenese sot, tregoi se ka ende per te dhene. Kapiteni i Vllaznise ka marre shume duartokitje nga tifozet dhe per me teper, ka fituar besimin e tyre.
Kjo ne fakt eshte ajo per te cilen ka nevoje jo vetem Lika por edhe lojtaret e tjere te Vllaznise; Mbeshtetje. Jo me kot, drejtuesit e klubit sot kane paguar per te hapur dyert e stadiumit dhe per t’i patur prane tifozet. Nje veprim qe rezultoi i duhuri dhe ne fund te ndeshjes, jo me kot ka patur shume duartrokitje per Liken dhe shoket e tij.
Ndonese tifozet nuk ishin te shumte ne numer ne shkallet e “Loro Boriçit” por me siguri qe ata do te jene shume here me teper ne ndeshjen e rradhes, ate me Partizanin.
www.shkodrasport.com