Tifozët e Real Madrid, nëpërmjet një sondazhi nga spanjollja AS, kanë kërkuar që Gareth Bale mos ta nisë pjesën e mbetur të sezonit si titullar.
Faqja e parë e gazetës shkruan: “Tifozët ulin Bale në stol! 54% e duan jashtë formacionit.”
Megjithëse ka fituar katër herë trofeun e Champions League dhe nga një herë titullin e La Liga-s dhe Copa del Rey, Bale mbetet një lojtar që nuk pëlqehet nga tifozët madrilenë.
Në rikthimin e fundit nga dëmtimi, Bale u fut nga stoli duke shënuar gol në fitoren 4-2 të Real Madrid ndaj Espanyol. Ai ishte goli i tij i 99-të për klubin.
Gjigantët spanjollë aktualisht ndodhen në vend të tretë në La Liga, 10 pikë mbrapa Barcelona-s dhe pesë pas vendit të dytë, Atletico Madrid./telesport/