Mark Noble njoftoi se ai do të vetëmbrohet, pasi u përlesh me një tifoz, që bëri të shtunën invazion në fushën e “London Stadium” të West Ham.

Tifozët tentuan të përballen me drejtuesit, pasi Ashley Barnes dhe Chris Wood i dhanë fitoren Burnley.

Ndërkohë, në fushë Noble rrëzoi dhe hodhi tutje një tifoz, ndërkohë që një tjetër tifoz kishte rrëmbyer flamurin e këndit dhe e nguli atë në qendër të mesit të fushës.

“Ata nuk janë të lumtur me atë që po ndodh dhe ne do të marrim në dorë situatën.

Ne e kuptojmë që ata ndihen të tërbuar, por ne do të humbim ndeshje, por sërish do të na duhen tifozët t’i kemi në mbështetjen tonë.

Ka shumë prej tyre që nuk janë të kënaqur dhe është një atmosferë e rëndë.

Njerëzit duhet të kuptojnë që vërtetë mund të jemi pre, por ne duhet të vetëmbrohemi, disa tifozë pushtuan fushën, shumë po vraponin drejt presidentit, por nëse ndonjëri më afrohet mua, unë do të vetëmbrohem.

Për shkak se është një stadium i madh, është e vështirë që forcat e sigurisë të ndalojnë të gjithë”, deklaroi kapiteni i West Ham, Noble pas ndeshjes, në intervistën e dhënë për “Sky Sport”.