Për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi një ndeshje futbollit e luajtur në kampionatin turk të futbollit.
Kur ishte duke u zhvilluar takimi i skuadrës Yeni Çanspor-Sultangazispor, ka pasur një rrahje masive.
Në fund të ndeshjes, të mbyllur me rezultatin 2-2, tifozët vendës kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët miq.
Sipas atyre që shkruajnë mediat në Turqi, 4 prej tyre janë dërguar në spital me dëmtime të rënda. Dhuna vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes.
Policia ka nisur hetimet për arrestimin e autorëve, por nga fotot dhe pamjet duket qartë dëmtimi që kanë pësuar futbollistët nga Stambolli.