Dashuria për skuadrën e zemrës nuk njeh kufij dhe këtë gjë e ka treguar më së miri një tifoz i skuadrës suedeze të Aik Solna. Kjo e fundit ka shitur abonimin e parë të përjetshëm në histori, e cila është blerë për shumën e 18.500 eurove nga një tifoz i saj (189 mijë korona suedeze).
Kjo abone është blerë nga tifozi 43-vjeçar Magnus Kack, që u shpreh se ia ka vlejtur barra qeranë këtij investimi për ekipin e zemrës.
“Sapo mësova për nismën e klubit u nisa për ta bërë realitet këtë gjë, duke e blerë këtë abonim të përjetshëm. Mbas 30 vitesh do të jem në pension, por do të hyj në stadium me të njëjtin abonim që kam blerë në vitin 2018.
Unë do të jem gjithnjë në stadium për të parë ekipin tim të zemrës dhe asnjëherë nuk do të mbetem pa biletë”, tha tifozi i ekipit të Aik Solna që bleu abonimin e përjetshëm.