Ka momente të veçanta në futboll që mbahet mend gjatë. Në të shumtën e rasteve janë protagonistë lojtarët në fushë, por ka edhe raste të tjera, kur vëmendjen e merr dikush tjetër dhe vlerësimi është po aq i madh.

Boka Zhunuior fitoi 4-0 ndaj bolivianëve të Uilsterman, por protagonisti i ndeshjes nuk ishte një lojtar. Ishte arbitri i ndeshjes, peruani Diego Haro, i cili nuk ra në sy për mënyrën si e drejtoi ndeshjen e vlefshme për Kupën Libertadores, por për gjestin e bukur që bëri pas saj.

Nën shiun e dendur, tifozeria e Boka Zhuniorsit nuk u dorëzua dhe qëndroi në stadium. Arbitrit i ra në sy një djalosh i vogël, i ulur në rreshtin e parë të shkallëve. Ai quhet Matias dhe në fund të ndeshjes ka marrë një “çmim”.

Arbitri Haro, siç bën me dije “Ole”, i dhuroi dy kartonët që përdori gjatë ndeshjes tifozit të vogël argjentinas. Matias luan me moshat e Bokës dhe përveçse ndoqi nga afër ekipin e zemrës, që fitoi thellë, shkoi në shtëpi i gëzuar edhe për dhuratën e veçantë të arbitrit. Një gjest shumë i bukur. / Vipsport/