Ecuria jo e mirë e Vllaznisë ka bërë që në rradhët e tifozëve të ketë edhe dyshime nga më të ndryshmet. Duke filluar nga ato të lojtarëve të paprekshëm në formacion ndonëse nuk e meritojnë dhe po ashtu, edhe ndërhyrja e të fortëve në formacion. Por njeriu që e mohon në mënyrë kategorike këtë gjë është pikërisht trajneri Gjoka. Në komunikimin online me tifozët, numri 1 i pankinës shkodrane në lidhje me këto dy çështje, i është përgjigjur:
“Unë nuk Mendoj kështu. Ne po mundohemi t’i marrim më të mirën e mundshme të gjithëve dhe po krijojmë idenë që luan ai që e meriton. Dhe për këtë të jesh i bindur. Askush nuk fut hundët në formacionin e skuadrës”.
© shkodrasport.com