Mjafton nje fitore dhe shkodranet menjehere ekzaltohen. Ndonese ajo e mbremshmja ndaj Kukesit nuk ka qene ndonje fitore titulli apo trofeu, serish ne kete qytet por edhe jashte tij, tifozet e Vllaznise kane gezuar shume.
Kjo per shume arsye. Ndoshta ngaqe Kukesi “ia kishte marre doren” Vllaznise dhe e mundte rregullisht prej disa vitesh, ndoshta ngaqe ka qene nje trepikesh me vlere per kuqeblute.
Nderkohe sot ne media dhe ne rrjetet sociale, perfshi ketu edhe SHKODRA SPORT, eshte publikuar deklarata e presidentit te Kukesit Safet Gjici pas ndeshjes se mbremshme teksa fajesonte stafin teknik dhe lojtaret per ate humbje te pesuar ndaj nje Vllaznie me shume mungesa dhe me djem te rinj ne fushe.
Nje deklarate e tille nuk eshte mirepritur nga tifozet shkodrane qe kane reaguar dhe ne kemi veçuar njeren prej tyre, ate te tifozit Altin Ferizaj qe shkruan: “Sa talente ka nxjerr Vllaznia ne futboll,Kukesi nuk ka mbjelle patate”.
www.shkodrasport.com