Pas vizatimeve gjigante nëpër mure, fotografive me përmasa të mëdha apo statujave të ndryshme Messi-mania këtë radhë vjen jashtë normales. Një zonjë nga Argjentina, e moshës 54-vjeçare, e quajtur Norma Franchini, ka bërë tatuazh fytyrën e “Pleshtit” në shpinë. Imazhi është gjigant, ndërsa për të përfunduar tatuazhin është dashur 6 orë punë.

Por të paktën ia ka vlejtur sakrifica, pamja i Leos është realizuar në mënyrë perfekte.