Vllaznia e sivjetme ka rikthyer shpresën në Shkodër. Tifozët e zjarrtë të këtij qyteti po përjetojnë momente mjaft interesante dhe ndonëse për fat të keq nuk mund të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, megjithatë një numër i vogël i tyre kanë gjetur mundësinë që në disa prej ndeshjeve të jenë prezent.
“Top Channel” në një speciale të bërë sot në prag të ndeshjes me Tiranën, i ka kushtuar vëmendjen edhe tifozëve. Gazetari Klodian Zhivani ka përfshirë në kronikën e tij edhe prononcimeve të disa prej tyre.
Njëri nga këto tifozë që nuk lë stadium të Shqipërisë pa e ndjekur dhe mbështetur Vllaznisë, pikërisht Gëzim Çoçja i cili në prononcimin e tij shpreh lumturinë e tij për këtë moment të mirë që po u dhuron skuadra aktuale.
“E gjitha kjo që po ndodh, më duket si ëndërr dhe për fat të mirë, ëndrra vazhdon. Kanë kaluar 20 vite nga titulli i fundit, besoj se ka ardhur momenti i duhur për ta përsëritur atë sukses me këtë staf dhe ishalla dalim kampionë”- është shprehur ai.
Ndërkohë një tjetër tifoz i zjarrtë, Astrit Karakaçi shton: “Luajnë bukur, kanë rezultate. Eshte krijuar një grup lojtarë që besoj se edhe argëtohen duke luajtur me njëri- tjetrin”./SHKODRA-SPORT.COM/