Është mbyllur ndeshja, Teuta 0-2 Tirana. Bardheblutë marrin fitoren e parë këtë sezon me durrsakët, teksa kanë ndalur këta të fundit në garën për titullin kampion.
Pjesa e parë e sfidës ka qenë e përgjumur për skuadrat, që më shumë janë kujdesur për mos pësuar.
Pjesa e dytë ka folur për Tiranën, që ka dominuar sfidën teksa loja u zhvillua në një pjesë fushe. Do duhej një perlë e Idi Bathës në të 78 minutë nga goditja e dënimit që të rihapej sfida.
Më pas, Hoxhallari ka vulosur gjithçka në minutën e 86 me një goditje diagonale. Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e pestë, tre pikë pas zonës europiane. Teuta mbetet në kuotën e 52 pikëve në vendin e tretë.
Teuta 0 – 2 Tirana
(Batha 78′, Hoxhallari 86′)