Kryendeshja e kategorisë së parë të futbollit shqiptar ka qenë padyshim ajo e luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi” në mes Tiranës dhe Bylisit. Ky i fundit ka fituar 1-0. Për t’u veçuar është fakti se komisioni i arbitrave pranë FSHF-së ia kishte besuar për ta gjykuar këtë sfidë shumë të rëndësishme një treshe arbitrash shkodranë.
Bëhet fjalë për Indrit Myrtjen, Melis Dervishin dhe Fisnik Thorjen. Ata kanë bërë një arbitrim perfekt duke marrë vlerësimet e të gjithë specialistëve. Gjithsesi ajo që duhet veçuar është se kjo tre ka gjykuar deri më tani vetëm një ndeshje në Superligë dhe kaq. Asnjë më shumë. Ndonëse po i jepen hapësira në kategori të parë, duket e pakuptueshme pse ato nuk gjykojnë më shumë në Superligë.
www.shkodrasport.com