Tirana dhe Egnatia kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superiores.

Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të nga Zejnullai. Egnatia dominoi pothuajse gjithë pjesën e parë por në pjesën e dytë gjithccka ndryshoi për Tiranën. Haxhiu futet në lojë në pjesën e dytë dhe menjëherë jep asist për Zharmuni I cili rikthen baraspeshën.

Pavarësisht tentativave të skuadrave për të fituar ndeshjen, asnjëra prej tyre nuk ja doli duke e mbyllur sfidën në barazim.

Kështu bardheblutë ndalin vrullin e kampionëve të Egnatias, ndërsa vetë marrin barazimin e tretë radhazi.

TIRANA 1-1 EGNATIA

48′ Zharmuni/ 16′ Zejnullai