Veç lojtarëve të cilëve u mbaroi kontrata dhe kanë ikur, si Batha, Torasa, Kale e Vangjeli te Tirana janë edhe ata që kanë shanse për t’u shitur.

Jurgen Çelhaka, Erjon Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci kanë oferta konkrete që mund të materializohen këtë verë.

Tirana mund të bëjë një sforco duke shitur edhe portierin Visar Bekaj nëse për të vjen një ofertë e mirë.

Thënë ndryshe, Tirana e fund të kampionatit po zbrazet nëse nuk shpejton për të firmosur kontratat e reja futbollistike apo për të gjetur lojtarë të rinj.

Edhe sezonin e shkuar Tirana u bë nga e para. Plot 14 lojtarë ikën pa nisur kampionati i shkuar, duke filluar nga Ngo, Doka, Dunga, Karabeci, Muça, Hasani, Osmani, Imami, Bakaj, Sidibe, Kërçiku, Morina, Qirko e Beshiraj, që më pas u kthye. Të gjithë lojtarë titullarë në skuadra të kampionatit.