Skuadra e Tiranes duket se eshte e dashuruar pas futbollisteve lezhjane. Kapiteni i saj, Florian Pergjoni eshte pikerisht prej ketij qyteti. Ashtu si dhe sulmuesi Akileu Ndreca, ashtu siç kane qene edhe Jordi Jaku dhe Silvio Vokrri. Por ky i fundit siç kemi bere te ditur eshte larguar nga kryeqyteti dhe ka zgjedhur te luaje per Pogradecin.
Drejt largimit eshte edhe Jordi Jaku qe mund te kaloje tek Bolonja ne Itali. Megjithate nje lezhjan tjeter pritet qe i eshte bashkuar bardhebluve ditet e fundit. Behet fjale per mesfushorin Erisildo Smaçi.
mesfushori 26- vjeçar i është bashkuar bardhebluve, pas eksperiencës që zgjati 6 muaj në Izrael me Bnei Jehuda. Lezhjani pritet të zyrtarizohet nga bardheblutë, që më parë kanë prezantuar Emanuel Ernest. Futbollisti dje nisi menjëherë stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani, por nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për takimin që bardheblutë do të zhvillojnë me Vllazninë.
Smaçi është një mesfushor qendre dhe në dy sezonet e mëparshme ishte pjesë e Dinamos. Për të u përfol dhe një kalim te Partizani ku ka dhënë kontribut në ekipin e moshave. Më tej Smaçi ka luajtur dhe për Laçin, Shënkollin, dhe Apoloninë. Sezonin e fundit mesfushori ka qenë pjesë e Bnei Jehudas dhe është aktivizuar në gjashtë takime. Lojtari ka qenë në fushën e lojës 269 minuta.