Tirana është duke menduar edhe për përgatitjet në Europë. Kështu, mësohet se që pas mbylljes së kampionatit deri në datën 5 qershor skuadra do të pushojë.
Më pas faza përgatitore do të nisë më 6 qershor.
Klubi Tirana mendon që fazën përgatitore ta kryejë në Turqi dhe do të niset drejt Antalias më 13 qershor. Vendimi ende nuk është marrë, por Shehi nëse qëndron kërkon miqësore të forta që asnjë vend tjetër veç Turqisë nuk mund t’i ofrojë.
Në datat 14-15 qershor, skuadra njeh kundërshtarin, ndërsa në datën 6 qershor luan ndeshjen e parë në Champions. Deri më 6 qershor Tirana duhet të jetë e kompletuar për Europën.