Sikur të mos mjaftonte humbja me Teutën, rrezikojnë edhe Albi Dokën. Goditja që mori prej Aleksandër Kuros, i ka lënë pasoja në pulpë e kavilje.

Nëse nuk ia del, atëherë për Emanuel Egbonë do të shtohet dhimbja e kokës. Me Kristi Vangjelin që luan në qendër dhe Tefik Osmanin të pamundur, krahu i djathtë mbetet zbuluar.

Megjithatë, vendimi final do të merret sot. Nuk përjashtohet mundësia që mbrojtësi të sakrifikohet, ndonëse dje kishte ditën e dytë pa bërë stërvitje.

Ismail Dunga vazhdon të ketë shqetësime dhe shanset për rikuperim janë minimale, derisa edhe koha nuk premton. I padisponueshëm për këtë duel është edhe Jurgen Çelhaka, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.