Gledi Mici është një prej lojtarëve më të mirë të Shkëndijës, por këtë verë pritet të largohet, pasi është fundi i kontratës dhe rinovimi shihet i pamundur për shkak të kërkesave financiare të mbrojtësit.
“Abc News” bën me dije se mbrojtësi ka kërkuar 7 mijë euro në muaj, shifër, e cila është dukur e papërballueshme nga pronarët e klubit shqiptar dhe largimi është thuajse i sigurt.
Për lojtarin ka interes nga Tirana, e cila e do për përfaqësimin në Champion League dhe pse jo ta ketë në gjirin e saj për sezonin e ardhshëm nëse gjendet gjuha e duhur nga të dyja palët. Misioni i bardhebluve duket se do të jetë i pamundur pas lajmit që zbulojnë mediet maqedonase. Raportimet janë se tre klube prestigjoze të kampionatit turk janë në kërkim të shërbimeve të Micit.
Antaliaspor, Alaniaspor dhe Denizlispor duan ta kenë fierakun në gjirin e tyre dhe janë futur në ankandin për të. Mbetet të shihet vendimi i Micit, që me shumë mundësi do të shkojë te një prej tre ekipeve turke, duke parë prestigjin që ofrojnë dhe fuqinë financiare ndjeshëm më të lartë se Tirana apo Shkëndija. /vipsport/