Tirana vazhdon serinë e saj pozitive në kampionat, duke marrë rezultatin e tretë pozitiv radhazi, edhe pse në fund mori vetëm një pikë përballë Teutës në një ndeshje shumë të luftuar në “Selman Stërmasi”.

Ishte një ndeshje e filluar me një gol të shpejtë nga skuadra durrsake që goditi me rastin e parë që iu shfaq. Por me kalimin e minutave Tirana rriti lojën e saj dhe gjeti edhe barazimin me Ngoo, pas një aksioni shumë të bukur.

Pavarësisht përpjekjeve të dyë skuadrave, rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll me shifrat 1-1. Me këtë rezultat, Tirana bën edhe një tjetër hap të vogël larg zonës së ftohtë, ndërsa më ndryshe është situata për Teutën, e cila më te vërtetë vazhdon një seri të gjatë ndeshjesh pa humbje, por njëkohësisht ka regjistruar tre të tilla radhazi pa fitore.

Neser nderkohe do te luhen ndeshjet e tjera te kesaj jave dhe padyshim qe Kukesi do te kerkoje te fitoje ne Vlore ndaj Flamurtarit per t’iu shkeputur Teutes dhe duke pritur nderkohe ne ndonje hap te gabuar te Partizanit kryesues.