Tirana do të presë Egnatian të dielën për të luajtur ndeshjen e javës së 27-të të Superiores. Bardheblutë shkojnë me të njëjtin objektiv edhe ndaj kryesuesve teksa pikët janë detyrim në çdo ndeshje.
Me rrogozhinasit arritën të fitonin thellë 0-5 në sfidën e fundit pavarësisht se ishin në një formë shumë të dobët. Të njëjtën duan të arrijnë edhe të dielën, ndoshta jo me atë rezultat, por 3 pikët do të ishin mrekulli javë pas jave.
Kësaj rradhe do të jetë akoma më e vështirë. Kjo sepse bardheblutë vijnë të rraskapitur nga ndeshje me Teutën në Kupë ku luajtën për 120 minuta, ndërsa Egnatia përveç se ka 1 ditë më shumë kohë, ka edhe një kontigjent të plotë lojtarësh.
Erbim Fagu shprehu shqetësim për disa titullar në përfundim të sfidës të cilët shteruan të gjitha energjitë në Elbasan Arena. Kristal Abazaj u largua në startin e pjesës së dytë për arsye sigurie pasi shfaqi një shqetësim, ndërsa Lushkja e Patrick s’mund të shkonin më shumë se 95 minuta.
Në “Extra – Time” ishte Erjon Hoxhallari që u detyrua të largohej nga fusha për të njëjtën arsye. Veç gjithë këtyrë, është edhe mungesa e sigurtë e Rimal Haxhiut që është pezulluar me kartona.
Nga ana tjeter Egnatia padyshim qe nuk do ia lejoje vetes ta ngushtoje edhe me shume sesa kater pike diferencen me ndjekesen me te afert- Vllaznine dhe per kete arsye, do te tentoje patjeter fitoren ne kete takim.