Ekipi i Tiranës në boks ka marrë revanshin në Kupën e Shqipërisë duke i marrë Vllaznisë vendin e parë në këtë aktivitet. Në finalet e ditës së sotme, skuadra kryeqytetase ka arritur të grumbullojë 17 pikë duke zënë vendin e parë, në të dytin është renditur ekipi privat Enea me 16 dhe ne vendin e tretë Vllaznia me 15 pikë. Ndoshta nuk ishim mësuar ta shihnim Vllazninë në këto pozita megjithatë kjo është renditja përfundimtare e kupës së sivjetme. Në finalet e ditës së sotme Ronildo Pirani në peshën 60 kg, është mundur nga kosovari Liridon Zeqiri.
Në peshën 75 kg Asmer Bilali ka zënë vendin e parë duke mundur në finale Alban Beqirin e Tiranës me rezultatin 11-8 dhe në peshën 91 kg, Kristian Demaj ka dalë edhe ai i pari duke mundur në finale Edmond Kasën e Apolonisë.Në këtë mënyrë shkodranët e kanë “dorëzuar” kupën ngaqë nuk kanë patur dhe aq shumë pretendime në këtë aktivitet ngaqë nuk kanë shkuar me ekip të plotë.