Tirana kryeson Superligën e futbollit me 33 pikë pas 15 javëve të zhvilluara. Bardheblutë e Orges Shehit kanë vetëm dy humbje këtë sezon, ndërsa janë skuadra që kanë regjistruar më shumë fitore, 10 të tilla. Një dorë në këtë sukses ka edhe Taulant Seferi.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ia ka dalë të dërgojë tetë herë topin në rrjetë, duke qenë deçiziv në 15 javët e këtij sezoni.

Vetëm një herë ka shënuar Seferi nga penalltia, ndërsa pesë nga golat janë shënuar në pjesën e parë.

Pas disa sezonesh “jo” në sulm, 25 herë kampionët e vendit duket se kanë gjetur golat, që vijnë nga Kombëtarja.

Seferi bashkëndan listën e golashënuesve me Guindo të Laçit, me garën për “Këpucën e Artë” që do jetë e nxehtë me rinisjen e sfidave në 15 janar.