fida e luajtur në Kamëz midis Kastriotit dhe Tiranës nuk solli asnjë fitues, me të dyja skuadrat që u ndanë me nga një pikë.Është mbyllur në barazim pa gola takimi mes Kastriotit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e katërt të Superiores.
Një sfidë që u zhvillua më shumë në mesin e fushës dhe në fund nxorri të dy ekipet me nga 1 pikë. Në fushën e Kamzës, Tirana tentoi të shtynte më shumë para, por trajneri Emiliano Çela e kishte rrështuar ekipin mirë pas duke mos lënë hapësira. Pas kësaj ndeshje, Kastrioti ngjitet në kuotën e 5 pikëve në vendin e katërt, aq sa Tirana e vendit të pestë.
KASTRIOTI – TIRANA 0-0
Kastrioti: Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Mehmeti; Prenkoçeviç, Morbek, Greca Trajner: Emiljano Çela
Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiratche, Najdovski, Përgjoni; Aleksi, Deliu, Kallaku; Ismajlgeci, Hasani, Xhixha Trajner: Orges Shehi