Kater dite para sfides shume te rendesishme ndaj Vllaznise, Tirana zyrtarisht nga sot nuk do te kete me pjese te saj nje nga lojtaret me te mire, pikerisht Cobbinah.
Ajo që pritej, ndodhi. Winful Cobbinah largohet nga Tirana, me lajmin që është bërë i ditur nga Ghaansoccernet. Bëhet fjalë për Ceramica Cleopatra, e cila luan në kampionatin egjiptian.
Futbollisti nga Ghana ka qënë mjaft i rëndësishëm për klubin bardheblu. Ai ka kontribuar në sezonin e kaluar, ku ka ndihmuar ekipin e tij për t’u shpallur kampione në Superligën e Shqipërisë.
Cobbinah ka një CV të pasur, teksa ka luajtur edhe për ekipe si Hearts Of Oak, apo Najran. Me interes të madh priten përformancat e tij me fanellën e re, tanimë shumë larg Shqipërisë./newsport/