Tirana ka udhëtuar sot në mesditë drejt Pogradecit, aty ku do të përgatisë ndeshjen për raundin në Champions League.

Drejtuesit bardheblu janë duke formatuar grupin e sezonit të ri, ndërsa newsport.al mëson ekskluzivisht se katër lojtarë nuk do të jenë më pjesë e bardhebluve.

Edon Hasani, Tefik Osmani, Edvan Bakaj dhe Erando Karabeci duket se e kanë mbyllur me Tiranën, nisur dhe nga aktivizimi I pakët në ndeshjet e kampionatit në sezonin që sapo u mbyll.

Të katër lojtarët nuk kanë udhëtuar me grupin drejt fazës mini-përgatitore, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve janë konfirmuar.

Per shkodranin Edon Hasani ka disa alternativa per vazhdimin e karrieres, njera nga te cilat edhe tek Vllaznia megjithate kjo gje do te shihet ne vazhdim.