Tirana ka dominuar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Teutës në Elbasan, duke triumfuar me rezultatin 3-0.
Pjesa e parë ishte e fjetur, por u ndez vetëm në fund me një gol të shënuar nga Hasani. Në pjesën e dytë bardheblutë ishin më kërkues të cilët gjetën rrjetën dhe dy herë të tjera me Lulajn dhe Lushkjan.
Nga ana tjetër reagimi i durrsakëve ishte i dobët me shumë pak raste të provuara, duke mos e vënë aspak në vështirësi portierin Bekaj.
Kështu Tirana hedh një hap të sigurt drejt finales së Kupës, ndërsa Teuta duhet të shpresojë te një përmbysje në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana”.
REZULTATI:
TIRANA 3-0 TEUTA
Hasani 43′, Lulaj 65′, Lushkja 71′