Tirana është e fiksuar pas mesfushorit Ardit Krymi. Lojtari i Vllaznisë nuk do të largohet në janar, pasi nuk e lë kontrata e tij, por duket se do t’i japë fund aventurës me kuqeblutë në fund të sezonit. Nje gje e tille raportohet nga portali eduasportin.com  Mesfushori është lider te kuqeblutë dhe është i domosdoshëm për trajnerin Ernest Gjoka.  21-vjeçari dëshiron largimin nga shkodranët dhe insistimi i bardhebluve po e josh gjithnjë e më tepër.

Tirana e ka rritur ofertën deri në 7 milionë lekë të vjetra. A do të rezistojë Krymi? Vështirë duket. 24 herë kampionët e Shqipërisë duan të hedhin bazat për sezonin e ri dhe shkodrani është në qendër të projektit të tyre.