Bruno Lulaj është larguar nga Kukësi dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur disa oferta. Dëshira e mbrojtësit është që të luajë jashtë dhe nga Rumania, Qipro e Greqia ka pasur disa kontakte.

Deri më tani nuk ka konkretizim dhe ende mbrojtësi është lojtar i lirë. Për të ka interesim edhe në Abissnet Superiore, madje nga kampionët e sezonit të shkuar, Tirana.

Trajneri Shehi e njeh mbrojtësin, pasi e ka pasur nën urdhra te Skënderbeu dhe Kukësi, ndërsa tani mund ta ketë edhe te Tirana. Gjithsesi bardheblutë nuk janë të vetmit në garë.

Abcnews.al mëson se për shërbimet e Lulajt interesohet edhe Vllaznia. Ditën e sotme drejtues të klubit shkodran kanë kontaktuar me futbollistin nga Elbasani, i cili duhet të vendosë shpejt se ku do ta vijojë karrierën.