Skuadra e Tiranës në përpjekjet e saj për t’u përforcuar për fazën e dytë të kampionatit, i ka hedhur sytë nga Vllaznia. Duke parë problemet e shumta që po e shoqërojnë këtë skuadër, ajo kërkon të marrë disa prej lojtarëve më cilësorë të saj. Siç bën të ditur gazeta “Sporti Shqiptar”, bardheblutë ia kanë vënë syrin dy mbrojtësve, Dritan Smajlit dhe Tefik Osmanit. Ky i fundit edhe mund të lihet i lirë nga klubi Vllaznia ngaqë prej kohësh përflitet për mundësinë e largimit të tij dhe në fakt kjo do ishte pozitive sepse nuk do të ishte i detyruar t’i zbatonte kontratën deri në fund. Krejt ndryshe qëndron puna me Smajlin. Shkodranët me asnjë mundësi nuk do ta lënë të lirë këtë futbollist, duke ditur se ai është një nga më të rëndësishmit në këtë skuadër. Vllaznia në këtë mënyrë, është vënë “shënjestër” nga Tirana e cila kërkon ta “bastisë” atë. Madje, trajneri i saj Alban Tafaj e ka pranuar edhe publikisht se dëshiron edhe sulmuesin 19 vjeçar Sindrit Guri. Tashmë mbetet të shohim se çfarë do ndodhë tek Vllaznia dhe si do të vendoset për të ardhmen e saj.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Tirana kërkon Dritan Smajlin dhe Tefik Osmanin nga Vllaznia