Tirana do të luaj ndaj Crvena Zvezda të martë në 20:00 për Champions League në “Air Albania Stadium”.

Pasi kaluan 0-2 Dinamo Tbilisi në transfertë, bardheblutë kërkojnë të përforcojnë skuadrën këto ditë, duke kërkuar lojtarë “hua”, vetëm për duelet europiane.

Gazetari Denis Bajraktari raporton nga Shkodra se Tirana I ka kërkuar drejtuesve të Vllaznisë mbrojtësin Erdenis Gurishta, ndërsa kanë marrë përgjigje negative nga kuqeblutë.

Mësohet se megjithë negociatat dhe bisedimet mes drejtueve, nuk është gjetur gjuha e përbashkët dhe Gurishta do vijojë të stërvitet me Vllazninë.

Mbrojtësi është ndër lojtarët më të mirë të kuqebluve, derisa dje mbajti edhe shiritin e kapitenit në miqësoren e humbur 1-0 ndaj Teutës./newsport/