Klubi i Tiranës ka konfirmuar miqësoren ndaj Shpresave.

Bardheblutë të shtunën orën 16:00 do të përballjen me kuqezinjtë e vegjël në ndeshjen e cila do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19, takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, njofton klubi i Tiranës.