Julian Ahmataj nuk është më trajner i Tiranës ndërsa vendin e tij e mori Erbim Fagu. Përmes një postimi në InstaStory, klubi bardheblu ka falenderuar Ahmatajn për punën e bërë.
“Klubi i Futbollit Tirana falenderon trajnerin Julian Ahmataj për kontributin e dhënë në krye të stolit bardh’e blu.
Ahmataj u afruar si trajner në ekipin e parë kur ishte në krye të Tiranës U19, duke e drejtuar skuadrën e parë në 18 ndeshje në Superiore dhe 1 në Kupën e Shqipërisë. THANK YOU”, shkruhet në postimin e bërë nga Tirana.
Njoftimi zyrtar nga klubi ka ardhur vetëm pak çaste para ndeshjes kundër Teutës ndërkohë që vetë trajner i larguar ka dalë dje në konferencë për shtyp. Duket një mungesë serioziteti nga ana e bardhebluve.