Ndeshja e kampionatit te 19 vjeçareve ne mes Shenkollit dhe Tiranes qe u fitua nga vendasit 1-0, ka shkaktuar jo pak polemika dhe kundershtime nga kampi bardheblu.
Kjo ngaqe futbollistet vendas kane luajtur shume rende dhe klubi i Tiranes ka publikuar demtimet e disa lojtareve te tyre. Por perpos kesaj, ka patur nje gol te anulluar per bardheblute dhe nje penallti te dyshimte per vendasit te cilet e shnderruan ne gol dhe fituan ndeshjen me te.
Kjo fitore e Shenkollit i ka kualifikuar ata perfundimisht per ne fazen play- off te ketij kampionati, por nga ana tjeter, ka lene pothuajse zyrtarisht jashte Vllaznine. Dhe ajo qe te ben pershtypje se arbitrat e ndeshjes se luajtur ne Shenkoll, kane qene nga Shkodra!!!
Treshja e arbitrave me kryesor Bekris Dragushën dhe asistentë Melis Dervishin e Jetmir Podgoricën kanë anulluar një gol të rregullt për bardheblutë, ndërsa ka dyshime te penalltia e dhënë që vendosi duelin. Te pakten keshtu pretendojne bardheblute. Portali newsport.al ka publikuar edhe fotot e demtimeve te disa prej lojtareve bardheblu si rrjedhoje e nderhyrjeve te vendasve te cilat jane lejuar nga arbitri.
Tej rezultatit, vendimet e dyshimta të arbitrave sollën edhe konfrontim në fushë, nisur kjo edhe nga faullat e padhëna. Ka qenë asisteni Melis Dervishi ai që ka anulluar një gol të rregullt për bardheblutë, ndërsa asisteni tjetër Podgorica akordoi penalltinë vendimtare edhe pse ishte larg aksionit dhe nga krahu tjetër I fushës.
“Masakra” dhe nervat në fushë erdhën si pasojë e një arbitrimi skandaloz nga arbitrat, ndërsa pati shumë duele të forta dhe dhunë në fushë, çka ishte në dëm të miqve bardheblu. Në kushtet kur në futbollin elitar flitet për vendimet e dyshimta të arbitrave, edhe në sportin e moshave lojtarët rriten me një frymë dyshimi, çka sjell më vonë prishjen e garës dhe nervat në fushë, duke sjellë dëmtim të lojtarëve nga ndërhyrjet e ashpra.