Ditën e mërkurë duke filluar nga ora 16:00, është planifikuar për t’u luajtur ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 30-të në Kategorinë Superiore.
Në ndeshjet e fundit si vendase, Tirana ka luajtur në stadiumin “Air Albania”, por nuk do të ndodhë kështu edhe këtë herë.
Klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka zbuluar axhendën e ndeshjes me Vllazninë dhe bëhet me dije se kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, me Tiranën që rikthehet kështu në shtëpi.
Ajo e së mërkurës pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me ngul fitoren, e cila do i afronte me titullin kampion.