Tirana “mbytet” në Shkumbin, Dinamo ndal Flamurtarin
Shkumbini ka fituar 3-2 ndaj Tiranës, e cila tashmë është shkëputur pesë pikë nga Teuta e vendit të parë. Të parët kanë kaluar në avantazh vendasit me Mustafaj në minutën e 30-të. Me këtë gol mbyllet pjesa e parë. E dytanisbukur për Tiranën që arrin të ktheje rezultatin me dy gola të Bekim Balës në minutën e 55-të dhe 65-të. Por peqinasit gjejnë forca për ta kthyer gjithçka në favorin e tyre duke shënuar dy gola të tjerë. Më minutën e 75-të barazon Dervishi dhe një minutë më vonë Sulkja shënon golin e tretë dhe të “mbytjes” për Tiranën.Tomori më së fundi arrin të kthehet te fitorja duke mundur minimalisht, 1-0, Vllazninë. Takimi është luajtur në Kuçovë dhe fusha e stadiumit “Bashkim Sulejmani” ka rezultur fatsjellëse për beratasit. Ndërsa shkodranët janë zhytur në pikën më të errët sezonale, ku pas humbjes në shtëpi me Skënderbeun , munden edhe nga Tomori i vendit të parafundit. Goli i vetëm dhe i fitores për Tomorin u shënua nga Bakiu në minutën e 56-të të takimit.Skënderbeu ka fituar 3-2 me Bylisin dhe tashmë korçarët marrshojë drejt kreut, të cilët me këtë tripikësh arrijnë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 20 pikëve. Korçarët në këtë takim kanë gjetur Daniel Xhafën e vërtetë, i cili ka shënuar dy nga tre golat e Skënderbeut, pikërisht në minutën e 10-të dhe të 75-të. Golin tjetër për Skënderbeun e ka realizuar i riu Tahrillari në minutën e 35-të. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Skënderbeun. Për 85 minuta korçarët ishin komod në fitoren e tyre, por në pesë minutat e fundit janë zgjuar ballshiotët, që arrijnë të realizojnë dy herë, pikërisht në minutat 85 dhe 88.Dinamo e një mijë e një halleve, ndonëse mendohej inferiore ndaj vlonjatëve, arrin të bëjë një ndeshje të mirë duke marrë një barazim 1-1. Takimi u zhvillua në “Qemal Stafa” në një atmosferë të “akullt”, pasi të pakët ishin tifozët. Pjesa e parë ishte e miqëve, që në minutën e 22-të shënojnë me anë të Progrit nga një goditje dënimi. Me këtë rezultat 1-0 në favor të kuqezinjëve, mbyllet pjesa e parë. Pjesa e dytë na ofron një Dinamo, që tregon se ka kapacitete për ta kaluar situatën. Dinamovitët e barazojnë rezultatin në minutën 57-të me anë të mbrojtësit Malota. Nëse blutë do të ishin më të qetë në fund të takimit edhe mund të kishin shënuar golin e dytë dhe të fitores. Meritë në këtë pikë të Dinamos ka edhe portieri Osmani, që pas disa probleme familjare ka udhëtuar sot nga Italia dhe menjëherë ka zbritur në fushë dhe ka bërë disa ndërhyrje shpëtimtare. Me këtë pikë Dinamo jep shenja jete duke e lënë minusin.