Tirana do të luajë këtë të premte në transfertë, teksa do të udhëtojë drejt stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës, për t’u përballur me Teutën.
Një takim aspak i lehtë dhe që mund të konsiderohet si prova e vërtetë për trajnerin e sapoemëruar Julian Ahmataj, pasi në takimin e debutimit, atë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, bardheblutë ishin favoritët e padiskutuar.
Një triumf është i domosdoshëm për të ruajtur hapin kryesues, ndërsa nga ana tjetër të besuarit e trajnerit Shkëmbi, gjithashtu do të japin maksimumin për t’u rikthyer te rruga e fitoreve. Sakaq, lojtarët e kryeqytetasve duhet ta kenë mendjen edhe te kartonët e verdhë.
Në fakt, katër prej tyre duhet të bëjnë çmos të shmangin gabimet e ndëshkueshme, pasi në të kundërt do të humbnin takimin e ardhshëm në shtëpi ndaj Vllaznisë.
Kështu, Ngo, Kale, Batha dhe Çelhaka rrezikojnë sfidën me shkodranët në rast ndëshkimi dhe do t’i prishnin planet trajnerit Ahmataj./vipsport/