Tirana arriti të merrte ditën e djeshme një fitore të pastër 2-0 ndaj Flamurtarit. Bardheblutë siguruan 3 pikët e radhës e tashmë kanë 69 pikë në klasifikimi, 7 pikë më shumë se Kukësi që luan sot ndaj Vllaznisë.
I gjithë klubi i Tiranës do të jetë sy e vesh nga “Loro Boriçi” për të parë se cili do të jetë përfundimi i kësaj ndeshje pasi nëse verilindorët humbasin bardheblutë do të shpalleshin kampion nga “divan”i.
Diferenca mes dy skudrave do të shkojë në 7 pikë dhe me dy ndeshje për t’u luajtur bën që Tirana të fitojë titullin kampion matematikisht.
Kukësi ka detyrim për të marrë fitoren ndaj Vllaznisë për të shpresuar deri në fund duke parë që Tirana dy ndeshjet e fundit do t’i luajë ndaj Laçit dhe Bylisit./newsport/