Tirana ka “marre hak” ndaj Vllaznise per humbjen e para tre diteve ne Shkoder ne sfiden e luajtur per kampionatin shqiptar. Bardheblute kane fituar mbreme ndaj shkodrane ne takimin e vlefshem per Ligen Unike me shifrat 88-81, takim ky i luajtur ne sallen sportive “Fahrie Hoti” te kryeqytetit.

Tiranasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke fituar çerekun e parë 22:16, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, që e fituan 24:16, për të shkuar në pushim me shifrat 46:32.

Perioda e tretë ishte më e baraspeshuar, 21:20, derisa në dhjetë minutat e fundit, përkundër se, shkodranët treguan lojë më të mirë, Tirana ruajti epërsinë dhe fitoi 88:81.

Te Tirana, Endrit Hysenagolli ishte më i miri me 23 pikë e 13 kërcime, duke u ndihmuar nga Giseld Ndreca me 24 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, ndërsa te Vllaznia u dallua Redi Rakaj me 24 pikë e shtatë kërcime.