Tirana do të luajë nesër ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë. Bardheblutë kanë arritur të fitojnë në takimin e parë të luajtur në kryeqytet në shifrat 2-0 dhe janë në avantazh për t’u kualifikuar në turin tjetër, por në “Loro Boriçi”, gjithçka mund të ndodhë dhe trajneri Ze Maria është duke marrë masat. Por, në stërvitjen e djeshme tekniku brazilian i bardhebluve ka marrë një lajm jo shumë pozitiv.
Portieri Ilion Lika ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës dhe ka lënë në gjysmë stërvitjen. Shkak i këtij problemi mësohet të jetë bërë fusha me bar sintetik ku stërvitet skuadra bardhelu. Gjatë ditës së sotme do të shihet nëse lojtari do të aktivizohet apo do të qëndrojë pushim në këtë ndeshje të rëndësishme.