Tirana do të luajë këtë të premte përballë Vllaznisë në “Selman Stërmasi” dhe çuditërisht, ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura. Shkak për këtë është bërë derbi i fundit ndaj Partizanit, aty ku Tirana u dënua me 4 ndeshje pa tifozë por do të bënte dënimin e përgjysmuar që do të thotë se do të luante vetëm 2 ndeshje pa tifozë.
Dënimi u dha ditën që Tirana luante kundër Shënkollit në Kupë dhe ky takim u luajt me dyer të mbyllura. Ndeshja e dytë, ishte ajo ndaj Laçit ku Tirana fitoi dhe praktikisht dënimi ka përfunduar megjithatë në klubin bardheblu njoftojnë për të kundërtën.
Tirana dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.
Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij”, shkruhej në vendimin e Disiplinës.
Ndërkohë, pak më poshtë është mesazhi i dërguar nga zyra për shtyp e klubit bardheblu:
“Ndeshja Tirana – Vllaznia do të luhet ditën e Premte në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00.
Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët, shkak i incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Partizanin dhe dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës. Kjo do të jetë ndeshja e fundit pa praninë e tifozëve, duke shpresuar dhe besuar që nuk do të ketë më të tjera sjellje jo sportive që dënojnë dhe mbyllin dyert për të gjithë tifozerinë bardheblu”. /VipSport/