Tirana ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”. Bardheblutë fituan 3 pikë jetike për mbijetesën kundër korçarëve të vendit të fundit. 

Fitorja erdhi nga stoli ku kryeqytetasit ishin plot mungesa për shkak të lojtarëve të pezulluar dhe dënuar. Ishte minuta e 82-të, kur Serxho Vogli vetëm 16-vjeç fitoi penalltinë.

Gjyqtari Klodian Prenga tregoi nga pika e bardhë. Më pas e mori përsipër Bajroviç, që e ktheu në gol. Dyshja Vogli-Bajroviç u treguan vendimtarë, ndërsa bardheblutë tashmë janë jashtë zonës së ftohtë.

Tirana mban vendin e shtatë me 26 pikë. Në anën tjetër Skënderbeu mbetet në kuotën e 20 pikëve pas 25 javëve të luajtura.

TIRANA 1-0 SKËNDERBEU

85′ Bajroviç