Tirana dhe Bylisi kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2 në kryeqytet, duke mbajtur plotësisht të hapur luftën për mbijetesë, pas një ndeshje ku u përjetuan situata shumë të pazakonta.

Tirana a e nisi ndeshjen në sulm duke kërkuar golin por ai erdhi me gjuajtjen e parë të ballshiotëve të cilët shënuan me Përgjonin. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Përgjoni i bardhebluve këtë herë tundi rrjetën në minutën e 40.

Në pjesën e dytë, ishte Tirana që kaloi e para në avantazh, pas një penalltie të akorduar me VAR që shkaktoi polemika aq sa drejtuesit e skuadrës ballshiote tërhoqën ekipin për disa minuta. Pas golit nga pika e bardhë të Zharmuni, Bylisi reagoi shpejt dhe gjeti barazinë me Ilieskin, duke çuar në shifrat 2-2 që nuk ndryshuan deri në fund, ndonëse rastet sidomos për miqtë nuk munguan.

TIRANA 2-2 BYLIS


40′ F. Përgjoni, 76′ (p) Zharmuni /  26′ A. Përgjoni, 82′ Ilieski