Tirana është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni. Klubi bardheblu preu biletën për në ndeshjen e 2 gushtit duke mundur me shifrat 2-0 Bylisin, pikërisht rezultati që i duhej pas ndeshjes së parë që u njollos nga akuzat për baste.
Golat e Muçit dhe Hoxhallarit në pjesën e parë të sfidës përmbysën humbjen 2-1 në Ballsh të dy javëve më parë dhe bardheblutë më pas administruan qetësisht përballë ballshiotëve që provuan të afroheshin në zonë por tentuan shumë pak herë katërkëndorin e Likës për të shqetësuar kualifikimin bardheblu.
TIRANA-BYLIS 2-0
6′ Muçi, 25′ Hoxhallari
Tirana: Lika, Ismajlgeci (83′ Sidibe), Vangjeli, Hoxhallari, Doka, Batha, Çelhaka, Torasa, Halili (68′ Muça), Muçi (62′ Hasani), Ngo (83′ Kale). Trajner: E. Egbo
Bylis: Miraka, Ntepe, Shkalla (80′ Zhongo), Janku, Peposhi (59′ Peçi), Ujka, Hadroj, Mëllugja (46′ Malçi), Murataj, Ndreca, Sallaku (46′ Mocone). Trajner: V. Dovedan