Nga Endri ÇINARI
Tirana do vizitojë Shkodrën ditën e sotme për tu përballur me Vllazninë në orën 17:00. Dueli është i vlefshëm për javën e 20-të të Superiores dhe hap vitin 2025 për të dy ekipet. Ku skuadrat vijnë me objektiva të ndryshme, me shkodranët që janë në luftë për kreun dhe bardheblutë që duan të largohen nga zona e ftohtë e renditjes. Për këtë arsye atq synojnë të nisin kthesën në “Loro Boriçi”.
Ku rekordmenët e futbollit tonë kërkojnë një rezultat pozitiv. Për këtë duel edhe trajneri Gugash Magani duke pasur parasysh edhe largimet që ka pasur së fundmi ka hartuar edhe formacionin titullar. Kështu nga porta do e nisë si gjithmonë Selmani. Në mbrojtje nga e djathta do luajë Haxhiu, me Dembele edhe Micin në qendër të repartit të prapavijë. Ku do mungojë Kola për shkak kartonash.
Mbrojtjen e kompleton në të majtë Përgjoni. Në mesfushë ka një dilemë mes Markut dhe Toles. Më të parin që shihet si favorit për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë. E ndërsa këtë repart pritet ta kompletojnë edhe dyshja Meta dhe Ismajili. Që priten të zëvendësojnë tashmë të larguarin Jonuzi.
Në sulm nga krahët e repartit të avancuar do vrepojnë si zakonisht në javët e fundit Abah dhe Prengaj. Që priten të jenë mbështetja kryesore për sulmuesin kryesor, Ndreca./www.shkodrasport.com/