Drejtuesit e Tiranës kanë nisur nga puna për merkaton pas mbylljes momentale të kampionatit. Në fakt, duke qenë se sulmuesi Redon Xhixha mund të largohet në një kampionat tjetër, pasi interesimet nga skuadrat e huaja nuk mungojnë, bardheblutë kanë pikasur zëvendësuesit e parë për ekipin e trajnerit Orges Shehi.
Kështu, sipas asaj që mësohet, Tirana ka “piketuar” një futbollist shkodran dhe bëhet fjalë për sulmuesin Erald Çinari, i cili është lakuar shpesh kohët e fundit në merkato. Situata e tij po ndiqet me kujdes nga bardheblutë, të cilët nuk duan të gjenden në vështirësi dhe të papërgatitur.
Nga ana tjetër, presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka deklaruar pak ditë më parë se do të bëhen afrime “big” në merkaton e janarit.
Megjithatë, mbetet të presim hapjen zyrtarisht të merkatos së janarit për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e Erald Çinarit.
Maringlen ZHIVANI