Tirana parakalon Partizanin në këtë merkato dimri. Regi Lushkja ishte një nga emrat e përfolur për t’u veshur i kuq, por siç duket kampionët e Shqipërisë kanë shpejtuar për ta pasur në gjirin e tyre.
Burime të besueshme bëjnë me dije se bardheblutë janë negociata të avancuara me 26-vjeçarin. Kavajasi që shkëlqeu te Laçi pati një aventurë të shkurtër jashtë vendit duke u transferuar te Sherif Tiraspol.
Por, tanimë është rikthyer sërish në Shqipëri me Tiranën që është pranë firmës me të. Të njëjtat burime tregojnë se oferta financiare e ofruar nga kampionët ka tunduar lojtarin, që është më e majme se e të kuqve.
Lushkja ka mbyllur aventurën futbollistike në Rumani dhe tashmë është gati për të dhënë sërish kontributin e tij në Superiore. Në këtë sezon ai u aktivizua në 9 ndeshje me Sherif Tiraspolin duke mos shënuar asnjë gol.
Më parë është aktivizuar te Laçi në elitë, duke qenë një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit shqiptar. Nëse gjithçka finalizohet me sukses, ai do të gjejë te Tirana, Ardit Deliun dhe Sherif Kallakun, lojtarë që kanë luajtur bashkë te kurbinasit.