Tirana duket shume aktive ne merkaton e janarit. Pasi ka firmosur diten e djeshme me Lushkjen, tashme po synon te forcoje edhe sulmin. Pikesynimi i pare duket se eshte Bekim Balaj, por situata rreth tij nuk eshte e qarte dhe per kete arsye, drejtuesit jane duke pare edhe pista te tjera.

Një tjetër dëshirë e Tiranës është sulmuesi i Vllaznisë, Kaina Nunes. Bomberi është nën kontratë me shkodranët, por mund të largohet nga kuqeblutë sepse vete ai ka kerkuar me shume hapesire aktivizimi.

Nëse palët prishin kontratën, në mes mund të hyjë Tirana. Drejtuesit bardheblu e pëlqejnë shumë brazilianin që ka luajtur si me shkodranët dhe Kastriotin dhe nuk përjashtohet mundësia që t’i bëjnë një ofertë sulmuesit.

Por kjo veshtire se do te ndodhe. Arsyeja eshte se ne Shkoder duan “t’i bejne dalje” Aralices dhe ta mbajne Kainen, qe do te thote se braziliani do te jete pjese e Vllaznise deri ne fundin e sezonit dhe per kete arsye, bardheblute duhet t’i bejne llogarite ndryshe.