“Klasikja” e së dielës, Tirana-Vllaznia pritet të ketë një interesim të madh nga ana e tifozërive të të dy klubeve.
Fillimisht, kjo ndeshje ishte programuar për t’u luajtur në Shkodër, sipas kalendarit të FSHF për javën e 12-të të Abissnet Superiore, por rimbjellja e barit në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”, e spostoi këtë ndeshje të luhej në kryeqytet ditën e dielë, duke filluar nga ora 13:00.
Në prag të kësaj ndeshje, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të KF Tirana, klubi bardheblu ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave, të cilat variojnë nga 300-lekë deri në 1000-lekë. Ndërkohë, për tifozërinë shkodrane është rezervuar tribuna H pas porte.
Biletat në fjalë të takimit, Tirana-Vllaznia janë duke u shitur vetëm në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
“Klasikja e Shqipërisë” Tirana-Vllaznia, e vlefshme për javën e 12-të të Abissnet Superiore, do të luhet në orën 13:00 të së dielës, në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.
Maringlen ZHIVANI